Në çfarë cilësie u intervistua kryetari i Obiliqit? Flasin nga Prokuroria Speciale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në çfarë cilësie u intervistua kryetari i Obiliqit? Flasin nga Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale e Kosoves
15/07/2026 - 12:48
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale lidhur me shpronësimet në fshatin Shipitullë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Ushtrim ndikimi", thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Thaçi pas intervistimit, për media tha se krejt kjo është përgatitur nga rivalët e tij politikë dhe se sot në Prokurori ishte paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.

Thaçi, para gazetarëve, u shpreh “i kënaqur” që prokuroria ka nisur të merret me një çështje të tillë. Thaçi theksoi se nuk do t’u nënshtrohet presioneve dhe se, sipas tij, nuk do të shantazhohet apo kërcënohet asnjëherë, duke e cilësuar veten si “mbrojtës të të drejtave të qytetarëve”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026