Me rastin e 72-vjetorit të themelimit të Agjencia e Shtetërore e Arkivave të Kosovës është organizuar “Java e Arkivit të Hapur”.
Arkivi është hapur për vizitorë që të kenë mundësi të shohin punën për së afërmi dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që gjendet në AShAK.
“Bëj ftesë publike të gjitha institucioneve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje arkivit, sepse është themeli i shtetësisë së Kosovës”, u shpreh ajo.
Ajo shton se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit kanë marrë një mbështetje nga Ministra e Kulturës, derisa thotë se tri nga komunat e Kosovës, janë në proces të investimeve kapitale.
E Zelije Shala, udhëheqëse e depos së Arkivit në Kosovë, gjersa shpjegon për dokumentet që ndodhen në këtë ambient, shprehet se kushtet në këtë depo nuk janë të përshtatshme dhe si pasojë po rrezikohet edhe shëndeti i punëtorëve.
Bekim Aliu zyrtar për digjitalizim, shton se për këtë vit është risi njohja e tekstit të dokumenteve, derisa thotë se njësia për digjitalizim po operon me dy punëtorë dhe kjo është njëra ndër problemet kyçe për një funksionalizim të mirëfilltë, marrë parasysh kërkesën e shumtë të dokumentacioneve.