Në 20-vjetorin e APK-së, Haxhiu: Korrupsioni nuk vjedh vetëm paranë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Në 20-vjetorin e APK-së, Haxhiu: Korrupsioni nuk vjedh vetëm paranë
17/07/2026 - 11:47
Linku u kopjua
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) organizoi ceremoninë përmbyllëse të “Javës së Agjencisë”, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj nën moton “20 vjet transparencë dhe integritet, duke rritur besimin, duke parandaluar korrupsionin”.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se institucioni që drejton duhet të jetë më shumë se një organ administrativ, duke theksuar se misioni i tij është ndërtimi i besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.
Kryetarja e Kuvendit e Republikës së Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se korrupsioni ndryshon vazhdimisht formë, prandaj lufta kundër tij duhet të jetë e pandërprerë për të mbrojtur besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.
Sipas saj, korrupsioni vjedh besimin dhe drejtësinë.
“Korrupsioni nuk vjedh vetëm paranë publike. Ai vjedh mundësinë ai e vjedh drejtësinë , e vjedh edhe besimin. Dhe kur qytetarët humbin besimin se ligji vlen njësoj për të gjithë humbet shumë më tepër sesa një procedurë administrative. Humbet besimi i qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh Haxhiu.