Ministri Muja u takua me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit: Për zgjidhje të qëndrueshme në këtë sektor
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri Muja u takua me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit: Për zgjidhje të qëndrueshme në këtë sektor
Muja1234
09/05/2026 - 21:15
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, zhvilloi sot një takim me Bordin Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës për të diskutuar situatën aktuale në sektorin e qumështit.

“Ministri Muja theksoi se Ministria e Bujqësisë mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat e sektorit të qumështit dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e zinxhirit të vlerës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të tij.

Ai nënvizoi se mbështetja e prodhuesve vendorë, ruajtja e konkurrencës së drejtë në treg dhe siguria ushqimore, janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit, përpunuesit dhe institucionet përgjegjëse për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për sektorin e qumështit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026