Ndihmë nga ushtari, ja si po përgatitet mentalisht Bodo-Glimt
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndihmë nga ushtari, ja si po përgatitet mentalisht Bodo-Glimt
83c2f614-2582-4ab8-bc68-7da88862bcd9
26/02/2026 - 18:34
Linku u kopjua

Mentaliteti i ekipit norvegjez Bodo/Glimt po i lë të gjithë me gojëhapur. Edhe pse ekip i ri në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, ata nuk po e kanë aspak problem ti mposhtin gjigandët e kësaj gare.

Por a keni menduar se kush fshihet pas kësaj mendësie apo mentaliteti triumfues të ekipit?

Klubi norvegjez, Bodø/Glimt, ka angazhuar një ish-ushtarak si psikolog të ekipit, një njeri që ua ka “ngulitur në kokë” lojtarëve bindjen se mund ta fitojnë edhe Ligën e Kampionëve.

Kështu të paktën shkruajnë disa media sportive, të cilat theksojnë se trajneri i skuadrës kishte vërejtur se lojtarët po dorëzoheshin nën presion në ndeshjet e mëdha.

Për ta ndryshuar këtë mentalitet, ai solli mikun e tij, një ish-ushtarak, për t’u mësuar se çfarë do të thotë të performosh kur presioni është maksimal.

Që nga ai moment, te skuadra është instaluar një besim i palëkundur: ata mund të mposhtin çdo klub në botë. Dhe këtë e vërtetuan në fushë, duke arritur në fazën e 1/8 së finales pasi eliminuan gjigantë si Atlético Madrid, Manchester City dhe Inter.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026