“Ndihem Drenicas” – Artan Behrami elektrizon Burojën, vendlindjen e Hashim Thaçit (VIDEO)
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Ndihem Drenicas” – Artan Behrami elektrizon Burojën, vendlindjen e Hashim Thaçit (VIDEO)
Artan Behrami
30/05/2026 - 15:48
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku është pritur me entuziazëm nga të pranishmit.

Gjatë fjalës së tij, Behrami tha se lidhja e ngushtë që ka krijuar ndër vite me Hashim Thaçin dhe me miqtë e Drenicës e ka bërë të ndihet pjesë e këtij rajoni.

“Duke qëndruar shumë dhe ngushtë me Hashim Thaçin dhe me miq të Drenicës, kam filluar të ndihem si me qenë i Drenicës”, u shpreh ai para qytetarëve.

Në mesazhin e tij politik, Behrami e cilësoi Burojën si simbol të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar.

“Në vendlindjen e lirisë. Në vendlindjen e pavarësisë. Në vendlindjen e Hashim Thaçit. Në vendin ku fillon ndryshimi", ka thene ai.

Ai bëri thirrje për mbështetje të kandidatëve të PDK-së në zgjedhje, duke promovuar sloganin dhe numrat elektoralë të partisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026