Ndërron jetë Pele
Lexohet për: 2 min.
7-E fundit Pele
2 vite më parë
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit brazilian, Pele ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

I konsideruar nga anë e mbanë bota si njëri nga lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit, Pele është i vetmi futbollist që e ka fituar Kupën e Botës në tri raste, raporton KosovaPress.

“Associated Press” e ka konfirmuar lajmin, duke thënë: “Legjenda e futbollit brazilian, Pele, fituesi rekord i tre Kupave të Botës dhe mbajtësi i standardit për ‘lojën e bukur’, ka vdekur në moshën 82-vjeçare”.

Pele e ndihmoi Brazilin drejt triumfit të Kupës së Botës në vitin 1958, 1962 dhe në vitin 1970, ku në këtë të fundit e fitoi edhe Topin e Artë për lojtarin më të mirë të turneut.

Gjatë një karriere 21-vjeçare si lojtar, ai thuhet se ka shënuar 1,283 gola në 1,363 ndeshje për klube dhe kombëtare, megjithëse ky numër është i diskutueshëm duke pasur parasysh se përfshinte miqësore jozyrtare dhe ndeshje turne.

Pele luftoi me shëndetin e keq kohët e fundit, ku atij iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021 dhe që atëherë kishte hyrë dhe dalë nga spitali për trajtim në baza të rregullta, ndërsa vazhdoi të luftonte kancerin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025