Ndërpritet seanca e Kuvendit të Malit të Zi për shkak të mosmarrëveshjes mes deputetëve
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje është ndërprerë për shkak të një konflikti verbal mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG).

Argumenti pasoi pasi deputeti i DPS-së Oskar Huter akuzoi kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq për mosrespektim të Kushtetutës.

“Ju thatë se Cetinja nuk e meriton të jetë kryeqytet, sot po tregoni një histori tjetër, thatë që këtu duhet të ngrihet monumenti i Aca Palikuqes”, tha Huter.

Pas kësaj ka pasur një konflikt verbal mes Huterit dhe deputetit të koalicionit ZBCG, Slaven Radunoviq, për shkak të të cilit Mandiq ka marrë pushim.

Përplasja fizike mes Huterit dhe deputetëve të koalicionit ZBCG, pasi u vendos një pauzë, u parandalua nga deputetë të tjerë. /MINA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025