Ndalohet TikTok-un në pajisjet e zyrtarëve të Ministrisë daneze të Mbrojtjes
Lexohet për: 1 min.
tik-tok
1 vit më parë
Linku u kopjua

?Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ua ndaloi punonjësve të saj të përdorin platformën e njohur të mediave sociale TikTok në pajisjet zyrtare, duke vlerësuar se ekzistonte rreziku i spiunazhit.

"Vendimi është marrë në vazhdim të rekomandimit nga Qendra për Sigurinë Kibernetike (CFCS) më 24 shkurt 2023", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

CFCS vlerësoi se aplikacioni duhet të fshihet, pasi ai "kërkon disa të drejta dhe qasje në pajisje".

"Ka shqetësime të rëndësishme sigurie brenda Ministrisë së Mbrojtjes të kombinuara me një nevojë shumë të kufizuar të lidhur me punën për të përdorur aplikacionin", tha ministria në shpjegimin e arsyes së ndalimit, raporton Anadoly Agency.

Të gjithë punonjësit janë informuar për vendimin dhe "u kërkohet të fshijnë aplikacionin TikTok në telefonat e shërbimit dhe pajisjet e tjera zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur, nëse e kishin instaluar më parë".

Ministria nuk dha detaje të mëtejshme se sa punonjës e kanë instaluar aplikacionin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025