Ndalohet një shtetas i dyshuar serb në Leposaviq, provoi të kaloi ilegalisht kufirin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohet një shtetas i dyshuar serb në Leposaviq, provoi të kaloi ilegalisht kufirin
Policia
31/05/2026 - 09:08
Linku u kopjua

Një shtetas i dyshuar serb është ndaluar nga Policia e Kosovës në Tresavë të Leposaviqit, pasi që kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin nga territori i Kosovës në atë të Serbisë.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të premtën, në orën 17:00.

Në raport thuhet se ai ishte duke vozitur një kombi e ku kishte të ngarkuar rreth 5000 kg mish dhe 250 kg speca.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin malli është dërguar në doganë ndërsa i dyshuari është liruar.

Njësia policore ka ndaluar një automjet-kombi që drejtohej nga i dyshuar shtetas i Serbisë në të cilin kishte të ngarkuar rreth 5000kg. mish dhe 250kg. speca. Gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka tentuar të kalojë ilegalisht nga territori i Republikës së Kosovës për  territorin e Serbisë. Në konsultim me prokurorin malli është dërguar në doganë ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026