Ndalohen dy të dyshuar për 48 orë në rastin për mashtrim me derivate të naftës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohen dy të dyshuar për 48 orë në rastin për mashtrim me derivate të naftës
Euro4321
14/07/2026 - 18:42
Linku u kopjua

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.

“K.V dhe F.V., janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim  i mallrave në bashkëkryerje, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje e parave dhe

mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik janë arrestuar edhe nëntë persona”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.  

Është fjala për rastin me mashtrim me derivate të naftës, ku më parë ishin arrestuar nëntë të dyshuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026