Ndalet rryma në Aktash
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalet rryma në Aktash
Qiri
29/05/2026 - 21:14
Linku u kopjua

Një pjesë e qendrës së Prishtinës, përkatësisht lagjja Aktash, ka mbetur pa energji elektrike.

Energjia elektrike në rrugën “Lord Bajron” është ndalur pak pas orës 20:30.

Nga KEDS-i kanë thënë për KosovaPress se furnizimi me energji eleltrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje, ndërsa nuk  kanë bërë të ditur se kur pritet të vijë rryma.

Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit.

Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026