NaturKosovo – Aftësi dixhitale për ofruesit e shërbimeve Via Dinarica
Marketing
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është në vazhdim kursi i dytë për marketing digjital për ofruesit e shërbimeve turistike të Komunave të Pejës, Deçanit dhe Junikut i organizuar nga Utalaya Foundation në kuadër të projektit NaturKosovo.

Projekti NaturKosovo: “Kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica”, ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë, përmes përmirësimit të burimeve historike, kulturore dhe natyrore të Rajonit Perendimor të Kosovës duke u fokusuar në shtegun malor të Via Dinarica-s.

Prandaj, gjatë konsolidimit të sistemit të shtigjeve përgjatë Via Dinarica-s dhe krijimit të sistemit lidhur me të, menaxhimit dhe promovimit të markës përkatëse, është në dëtyrë e projektit të investohet në përmirësimin dhe rritjen e shërbimeve përkatëse turistike.

Bizneset dhe organizatat që ofrojnë shërbime të tilla, si mikëpritja, katering dhe aktivitete në natyrë për vizitorët e Parkut Kombëtar të Maleve të Nemuna do të kenë mundësi të eksplorojnë dhe të mësojnë se si të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga WEB në drejtim të promovimit dhe komunikimit të shërbimeve.

Digjitalizimi është bërë gjithnjë e më shumë një aspekt thelbësor në sektorin e turizmit, dhe është gjithnjë dhe më e rëndësishme që aktorët e turizmit të jenë në gjendje të përdorin mjetet ekzistuese digjitale për të siguruar shikueshmëri të shërbimeve të tyre në treg.

Trajnimi aktual - i ofruar nga profesionistë me përvojë - u strukturua për t'u ofruar pjesëmarrësve një kuptim të bazave të marketingut digjital, si dhe të strategjive dhe mjeteve të disponueshme për të arritur tek audiencat përkatëse.

Për më tepër, pjesëmarrësit e kursit patën mundësinë të krijojnë dhe të njihen me menaxhimin e llogarive dhe profileve në platformat/aplikacionet përkatëse për industrinë e turizmit.

Ky kurs është vetëm një nga mundësitë që projekti vë në dispozicion të bizneseve dhe shoqatave lokale që punojnë në Via Dinarica, me synimin për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë, duke kënaqur një kërkesë më të gjerë dhe më të larmishme të turistëve të interesuar, duke vizituar dhe zbuluar këtë territor.

NaturKosovo financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë. Ai zbatohet nga një konsorcium organizatash italiane dhe kosovare të përbërë nga OJQ-të Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM, me mbështetjen teknike të UTALAYA Foundation, Klubit Italian Alpin, Korpusit Kombëtar Italian të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik dhe Shoqatës Italiane për Turizmin e Përgjegjshëm.

Foto nga Dardan Krasniqi https://photodardha.com/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024