Kosova që nga pas lufta është cak i ndikimeve ruse, dhe se ky shtet investon në fushata të ndryshme për ta treguar Kosovën si shtet i dështuar. Madje me këtë qasje Rusia po tenton të tregon se edhe perëndimi ka dështuar në Kosovë.
Kështu u tha në konferencën me temën “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
“Kosova ende përballët me kërcënime nga jashtë dhe kjo është edhe për problemet e pazgjidhura me fqinjin Serbinë dhe pjesë e kësaj loje dhe viktimë e provokimeve nga akterë të jashtë në regjion dhe sigurisht njerëzit duhet të jenë të brengosur se me çfarë sfidave dhe rreziqe po përballemi…Pas luftës po duket se nuk ka përfunduar të gjitha ne duhet t’I fuqizojmë kapacitet ushtarake”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli u shpreh se Kosova nuk është e izoluar nga dezinformatat dhe idetë e liga, prandaj u shpreh se si QKSS po punojnë për të ngritur vetëdijen për këto tema.Hulumtuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Jeta Loshaj u shpreh Kosova që nga paslufta ka qenë cak i sulmeve të Rusisë dhe se në mungesë të bashkëpunimit ekonomike e politik atë e ka bërë përmes dezinformatave.
Saj saj Rusia përmes propagandaës po mundohet ta thyej konsensusin ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës.
Sipas analizës shteti rus ka qenë i informuar edhe për sulmin terrorist në Banjskë së Zveçanit që ndodh në shtatorin e vitit të kaluar.
Ekspertja e politikës ruse në Ballkan, Hajdi Xhixha u shpreh se për minimizimin e ndikimit rusë në Kosovë dhe Shqipëri duhet shtrëngim i marrëdhënieve me SHBA dhe BE.
“Duhet t’i shtrëngoj marrëdhëniet me SHBA dhe BE ne duhet të fokusohemi më shumë në partneritetin ekonomik dhe politik me BE dhe aleatët tanë dhe kam propozuar që Kosova duhet ta forcoj aleancën me aleatët ballkanik për shembull e përkrahë shumë që me i përforcuar marrëdhëniet me Shqipërinë për një strategji të përbashkët për të minimizuar ndikimin e Rusisë në vendet tona”, tha ajo.
“Jemi shumë reaktiv sa i përket Rusisë asnjëherë nuk kemi qenë proaktiv dhe të provojmë të merremi me narrativen e saj në nivel të Kombeve të Bashkuara por edhe OSBE që Rusia është anëtare, këto dy organizata janë shumë të rëndësishme posaçërisht Kombet e Bashkuara dhe OSBE, pra nuk e kemi një strategji që do të merrej me çështjen e narratives ruse….50’02Me i ushqye të gjitha misionet atje me dokumente me çka do që është e nevojshme me të cilat do të dekonstruktonin narrativen ruse për Kosovën, pra është njëra mënyrë dhe me dërgua gjëra të tilla dokumentet të gjithë ministrive të Jashtëm të vendeve të ndryshme në botë. Kemi qenë shumë jo aktiv madje edhe reaktiv dhe e dyta që dua ta theksoj se Kosova ka kapacitete dhe aftësi me u marr me narrativen ruse, problemi është që ne nuk kemi bashkëpunim ndërqeveritar”, tha ai.