Ndotja e ajrit është problem i madh me të cilin përballen njerëzit në botë, përfshirë edhe Kosovën dhe kryeqytetin e saj.
Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në njërën nga pikat matëse sonte tregon se ajri në Prishtinë është i ndotur.
Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.
Grimcat rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin. Studimet kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta me probleme të mëdha të shëndetit si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.AQI “e mirë” 0-50. Cilësia e ajrit konsiderohet e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel nuk paraqet rrezik.
AQI “mesatare” 51-100. Cilësia e ajrit është e pranueshme, por njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë simptoma të kanaleve të frymëmarrjes.
AQI “shumë e pashëndetshme” 201-300 do të shkaktojë alarm shëndetësor pasi çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.