Raporti i UNICEF-it tregon për ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Raporti i UNICEF-it tregon për ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve në Kosovë. Kështu u tha në publikimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC).

Presidentja Vjosa Osmani, tha se mjedisi dhe ndryshimet klimatike përmbajnë tre nga pesë faktorët kryesor që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

Ajo shtoi se rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë.

Po ashtu, Osmani potencoi se 10 për qind e lindjeve në Kosovë janë të parakohshme. Sipas saj një ndër arsyet e kësaj janë ndryshimet klimatike.

Ndërkaq, udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, tha se ndikimi i ndryshimeve klimatike në Kosovë më shumë po i prek fëmijët nga komunitetet e cenueshme, si rom, egjiptian dhe ashkali.

Kurse, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Arnhild Spence, tha se Kosova duhet të angazhohet më shumë në agjendën e gjelbër.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Afrim Berisha, tha se fëmijët në Kosovë po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024