Napoli paralajmëron vazhdimin e luftës së çmendur për titull në Serie A
Sport
Lexohet për: 1 min.
Napoli paralajmëron vazhdimin e luftës së çmendur për titull në Serie A
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Skuadra Napoli në të cilën luan Amir Rrahmani mposhti sot si vendës Venezia me rezultat 1:0 dhe barazoi pikët me Atalanta e Berat Gjimshtit, e cila ruan vendin e parë për shkak të gol-diferencës më të mirë.

Një gol me vlerë tre pikësh shënoi Giacomo Raspadori në minutën e 79-të të takimit.

Më herët sot Udinese dhe Torino përfunduan baras 2:2. Udinese kaloi në epërsi me golin e Isaac Toure në minutën e 41-të dhe Lorenzo Lucca dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të. Skuadra mysafire fitoi një pikë me golat e Che Adams në minutën e 53-të dhe Samuele Ricci në minutën e 64-të.

Sonte luajnë Juventus - Fiorentina dhe derbi i madh Milan-Roma nga ora 20:45. Ndërsa Como 1907 - Lecce dhe Bologna-Verona përmbyllin me ndeshjet e tyre xhiron e 18-të ditën e hënë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025