Napoli kërkon Armando Brojën në sulm për sezonin e ardhshëm
Lexohet për: 1 min.
1-Broja
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë sezoni dhe nëse Spalletti do të qëndrojë apo do të largohet, drejtuesit e skuadrës së Napolit tashmë po punojnë për sezonin e ardhshëm, mes largimeve të sigurta dhe përforcimeve në horizont.

Në listën e largimeve ka emra të mëdhnj si Insigne, Ghoulam, Malcuit. dhe Tuanzebe, derisa synohen blerje cilësore dhe që ofrojnë siguri për një të ardhme më afatgjate, transmeton KosovaPress.

Sipas asaj që raporton “La Gazette dello Sport”, sulmuesi shqiptar Armando Broja është në listën e dëshirave të mëdha të presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis.

Sulmuesi i Chelseat i cili këtë sezon po luan në formë huazimi tek Southamptoni, ka bërë paraqitje të mira në Premier Ligë, edhe pse në javët e fundit ka pasur një rënie të formës.

Çmimi i tij raportohet të jetë rreth 40 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025