Napoli e gjen zëvendësuesin e Osimhen në Premier Ligë
Lexohet për: 2 min.
6-Napoli
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Napoli thuhet se e sheh sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, si zëvendësues potencial të Victor Osimhen.

Napoli është gati të shes yllin nigerian këtë verë, një marrëveshje që do ta shoh ish-kampionin italian të fitojë rreth 120-130 milion euro dhe ka filluar të planifikojë tregun e transferimeve, duke dashur të rinovojë skuadrën pas këtij sezoni jo të mirë, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, Napoli është ende në kërkim të një trajneri të ri dhe është lidhur me një numër kandidatësh të mundshëm, duke përfshirë Gian Piero Gasperini, Antonio Conte dhe Vincenzo Italiano. Një vendim pritet të merret në javët në vijim.

Siç raportohet nga “L'Equipe”, Napoli e ka identifikuar Matetan e Crystal Palace si një kandidat interesant për të zëvendësuar Osimhen në verë dhe mund të kontaktojë me klubin e Premier Ligës në të ardhmen e afërt për të filluar eksplorimin e një marrëveshjeje verore.

Francezi 26-vjeçar, i cili ishte në shënjestër të Napolit në vitin 2020 para se të merrnin Osimhen, ka bërë përshtypje për Crystal Palace këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë katër asistime në 34 ndeshje të ligës, duke shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit të ri Oliver Glasner.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024