Naim Bardiqi: KV Fushë Kosova, shembull i përkushtimit dhe suksesit të të rinjve
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Naim Bardiqi: KV Fushë Kosova, shembull i përkushtimit dhe suksesit të të rinjve
Naim Bardiqii
03/06/2026 - 19:53
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Naim Bardiqi, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetarin Shpend Bardiqi, kanë vizituar Klubin e Volejbollit “Fushë Kosova”, ku u njohën nga afër me sukseset e volejbollisteve të këtij ekipi.

Bardiqi tha se arritjet e sportisteve të klubit janë krenari për qytetin dhe frymëzim për gjeneratat e reja.

Sipas tij, KV “Fushë Kosova”, i themeluar në vitin 2011 dhe pjesë e Superligës së Kosovës që nga viti 2020, vazhdon të dëshmojë se puna, përkushtimi dhe investimi në të rinjtë sjellin rezultate konkrete.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e klubit në zhvillimin e sportit dhe në furnizimin e përfaqësueseve të Kosovës me talente të reja.

“KV ‘Fushë Kosova’ vazhdon të dëshmojë se puna, përkushtimi dhe investimi në gjeneratat e reja sjellin rezultate, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në përfaqësueset e Kosovës”, ka thënë Bardiqi.

Vizita u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të tij në Fushë Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026