Nagavci tregon nëse do të ketë edhe sivjet subvencionim për librat shkollorë
Lexohet për: 2 min.
nagavci-reshitaj-020724
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka dhënë detaje nëse edhe sivjet do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për vitin 2024-2025. Në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare, deputetja nga radhët e AAK, Albana Bytyqi ka thënë se pagesat për vitin e kaluar për librat ka shkaktuar kaos dhe për këtë është themeluar një Komision Hetimor.

Bytyqi e ka quajtur Nagavcin një prej ministrave më të dështuar në Qeverinë Kurti. Gjatë raportimit në këtë komision, ka reaguar Nagavci duke thënë se ‘s’ka pas asnjë skandal’.

“A keni me iu kthyer formës së vjetër apo keni me vazhduar me formën e re që është krijuar një kaos goxha të madh dhe për këtë është krijuar një komision. Është konstatim i juaj, a po më pyet apo po konstaton. E kam mbështet komisionin hetimor, po është deshtë...ju jeni një ndër ministret më e dështuar...", tha ajo.

Ministrja Nagavci tha se prindërit do të njoftohen me kohë sa i përket subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore për këtë vit.

Gjatë shqyrtimit të Raportit të auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”,  në mbledhjen e Komisionit u tha se Kosova paguan kredi mbi 5 milionë euro për projektin për digjitalizimit të arsimit që nuk është funksional.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/mashti-vendos-nga-neser-nis-aplikimi-per-subvencionimin-e-librave

https://kosovapress.com/deshtimi-i-projektit-per-digjitalizimin-ne-arsim-perplasen-nagavci-e-bajrami

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024