Dështimi i projektit për digjitalizimin në arsim, përplasen Nagavci e Bajrami
Lexohet për: 3 min.
komisioni-per-financa-020724
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami kanë akuzuar njëra tjetrën për siç u tha dështimin e projektit  për digjitalizimin e arsimit parauniversitar.

Gjatë shqyrtimit të Raportit të auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”,  në mbledhjen e Komisionit u tha se Kosova paguan kredi mbi 5 milionë euro për projektin për digjitalizimit të arsimit që nuk është funksional.

Ministrja e Arsimit, Nagavci për projektin fantom të zhvilluar 11 vite më parë, më 28 maj të këtij viti, e kanë dorëzuar në Prokurori Speciale të Kosovës, e cila tanimë ka nis hetimet.

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami nuk ka dashur të marrë përgjegjësinë për projektin e digjitalizimit. Deputetja e LDK-së, Bajrami duke folur për këtë projekt, ia tha ministres Nagavci: Ju lutemi mos të luajmë ping-pong.

Deputetja Bajrami duke iu referuar raportit të auditimit rreth tenderit për mësimin online, tha se Ministria e Arsimit nuk ka pas raport të nënshkruar për pranim teknik të softuerëve, në ndërkohë që janë kryer pagesat prej 4.9 milionë e që me kredi i bije 5.6 milionë euro milionë. Sipas saj, personi që ka nënshkruar duhet të jap përgjegjësi.

Megjithatë, ajo shtoi se meqë janë dhënë miliona euro, a janë angazhuar që një sistem të tillë ta bëjnë funksional.

Kurse, zëvendësministri Taulant Kelmendi tha se edhe për shkak të mungesës së resurseve është jofunksional dhe pagesat për projektin që nuk është askund, do të vazhdojnë të paguhen deri në vitin 20232.

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku, e cila ka bërë një përmbledhje të raportit të Auditorit, tha se gjatë viteve 2013-2017, Ministria e Arsimit ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë në vlerë prej 4 miion e 931 mijë euro.

Për zhvillimin e këtij projketi, ajo tha se Ministria e Financave ka negociuar marrëveshjen për kredi të butë përmes Bankës austriake ‘Uni credit” dhe Qeverisë Austriake si garantues, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 dhe do të paguhet deri më datë 30 shtator 2032 me një vlerë totale 5 milionë e 637 mijë euro.

Mirëpo, sipas saj, projekti në fjalë nuk është funksionalizuar dhe nuk janë arritur qëllimet e këtij projekti për e-Edukimin dhe digjitalizimin e provimit të maturës. Sipas saj, Qeveria e Kosovës për këtë projekt të pafunksionaziuar ka obligime ndaj huamarrësit deri në vitin 2032, që do të paguhen nga buxheti i Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024