MASHTI vendos, nga nesër nis aplikimi për subvencionimin e librave
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga nesër mund të aplikojnë prindërit e nxënësve për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ministrja Nagavci ka shkruar në Facebook se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve që nga fillimi i javës së ardhshme.
Nagavci ka thënë se do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu sipas saj, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër.
Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë.