Nagavci: Mbi 300 mijë fëmijë filluan vitin e ri shkollor, s’kemi pranuar ankesa nga komunat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Ministria e Arsimit, Arbëria Nagavci, me rastin e fillimit të ri të vitit shkollor ka vizituar shkollën “Iliria” në Prishtinë.
Pasi u prit nga mësimdhënësit dhe nxënësit, ministrja pa nga afër procesin mësimor në klasën e parashkollorëve, ku nga ky vit është bërë i obligueshëm mësimi për fëmijët nga moshat pesë-gjashtë vjeçare. Ajo, po ashtu bëri të ditur se mbi 300 mijë fëmijë sot po fillojnë vitin e ri shkollor 2024\2025, derisa shtoi deri tani s’kanë pranuar asnjë shqetësim nga komunat.
Sipas saj, procesi i fillimit të ri të vitit shkollor po shkon mbarë dhe se s’ka asnjë raportim apo shqetësim për një gjë të tillë.
Ajo po ashtu shtoi se edhe procesi i subvencionimit të teksteve mësimore është duke vijuar pa ndonjë parregullsi.
Duke folur për mësimin gjithë ditorë në disa shkolla në kryeqytet, ajo uroi që të ketë sukses, derisa theksoi se një gjë të tillë e kishte nisur ajo në vitin 2015 sa ka qenë drejtoreshë e arsimit në kryeqytet.
Sa i përket protestës së sotme të nxënësve dhe profesorëve të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku kërkuan që të mbajnë mësimin në objektin e vjetër dhe jo atë të gjimnazit matematikor, ministrja Nagavci kërkoi që në këtë riorganizim të përfshihen në diskutime të gjitha palët.
Krahas shkollës “Iliria”, ministrja gjatë ditës vizitoi edhe shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë./KosovaPress/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...