Mustafa: Na duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa duke iu referuar rasti të licencimit të Klan Kosovës, ka thënë se në Republikën e Kosovës po vendoset rend, pasi duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë.

Mustafa ka shkruar në Facebook se secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi".

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bquint-i-shqetesuar-me-vendimin-e-mint-per-klan-kosoven/

“Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundërshtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka që takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë. Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjalës se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase 'fake neës',  në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/klan-kosova-e-hedh-poshte-vendimin-e-arbk-do-te-ankohet-ne-gjykate/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpolitika-reagon-ndaj-vendimit-per-klan-kosoven/
https://kosovapress.com/admin/kurti-per-rastin-e-klan-kosoves-e-mohon-se-eshte-sulm-ndaj-lirise-se-mediave/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024