Mustafa: Drafti për Asociacionin sjell autonomi për serbët
Intervista
Lexohet për: 2 min.
isa-Instervista me Isa Mustafen ldk
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Bashkimi Evropian është autonomi për serbët në Kosovë, thotë ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, edhe aleatët ndërkombëtarë nuk po e thonë të vërtetën, derisa po deklarojnë se ai draft është në harmoni me Kushtetutën. Ish kryeministri nënvizon se ky draft është më i keq se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin.

Mustafa në një intervistë për KosovaPress flet edhe pritjet e tij nga dialogu Kosovë-Serbi, punën e  presidentes Vjosa Osmani dhe raportin e tij me lidershipin aktual në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin, Mustafa thotë se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Asociacionin duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013 të ratifikuar në Kuvend.

Madje ai përmend edhe garancitë që i ka marrë se ky mekanizëm nuk do të ketë kompetenca ekzekutive nga ish-kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini.

Duke e shprehur skepticizmin e tij për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mustafa thotë se dialogu i ka shërbyer më shumë për populizëm, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në anën tjetër, Mustafa flet për KosovaPress, edhe për punën e deritanishme të presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani deri tani ka qenë notere e Kurtit, pasi është pajtuar me çdo vendim të tij.

Ai flet edhe për përçarjet e fundit ndërmjet krerëve të shtetit dhe raportet të presidentes Osmani me ish-bashkëpunëtoren e saj të afërt, tashmë ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ndërkaq, Mustafa e sheh të domosdoshme rikthimin në pushtet të LDK-së dhe rikthimin e elektoratit të humbur gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai nuk preferon të komentojë raportet e tij aktuale me lidershipin në LDK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024