Shpërthimi në Zubin Potok, Islami: Serbia tentoi defunksionalizimin e jetës në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
avni-islami-131024
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Sulmi i mbrëmshëm në Zubin Potok është akt terrorist i organizuar nga Serbia përmes të cilit u tentua defunksionalizimi i jetës në Kosovë, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami derisa shton se sulmi i mbrëmshëm në kanalin e ujësjellësit në Zubin Potok është kryer nga profesionistë, pasi nuk kanë lënë gjurmë.

Islami për KosovaPress thotë se Kodi Penal parasheh dënime për sulme të tilla terroriste sikurse i mbrëmshmi në Zubin Potok.

https://kosovapress.com/shperthim-i-fuqishem-ne-zubin-potok

Për shkatërrimin e kanalit të Ibër-Lepencit janë përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.

“(Sulmi i mbrëmshëm) i plotëson të gjitha elementet e terrorizmit dhe ky akt quhet terrorizëm shtetëror i Serbisë. Kjo për shkak se është organizuar nga shteti serb është orkestruar nga njerëz profesionistë. Është kryer akti terrorist pa lënë gjurmë... ”, tha ai.

Profesori i shkencave të sigurisë thekson se deklaratat e zyrtarëve serbë se “gjoja e dënojnë sulmin e mbrëmshëm në veri”, janë vetëm sa për të shfajësuar veten.

“Qëllimi ishte që përmes aktit të sabotazhit dhe aktit terrorist... të ndikojë në jetën e qytetarëve. Marrë parasysh nenin 122, është pikë e shkruar se rastet e tilla, që çfarëdo që dëmton pajisjet publike, të ujit, të energjisë, pendat, digat, ekonominë apo funksionimin e shërbimeve publike është vepër terroriste e kriminale. Dhe, qëllimi i krejt këtij akti terrorist është që ta pamundësojë dhe ta defunksionalizojë jetën në Kosovë. Është e pamundur që një sulm i tillë, që ëhstë kryer në mënyrë profesionale, të bëhet nga njerëz të zakonshëm. Pra, nuk duhet harruar se Aleksandër Vuçiq dhe vartësit e tij kanë paralajmëruar dhe është akti i tretë që kryhet brenda 4 ditëve”, thotë Islami.

Pas sulmit në kanalin që furnizon KEK-un me ujë, kanë reaguar autoritetet vendore e ambasadorët e QUINT-it.

Përveçse e dënuan sulmin, ambasadorët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe kërkuan që autorët e sulmit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thirri konferencë urgjente, e më pas u takua me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

https://kosovapress.com/kurti-sulmi-eshte-kriminal-dhe-vjen-nga-bandat-e-orkestruara-nga-serbia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë.

https://kosovapress.com/578946

Sulmi në Banjskë u cilësua akt terrorist, i orkestruar nga Serbia. 

Ndërsa sot gjatë ditës kryeministri Kurti ka njoftuar se lidhur me këtë sulm ka të arrestuar dhe prova materiale. Sipas tij, kriminelët do të dalin para drejtësisë dhe do të përballen me fuqinë e ligjit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024