Mustafa: Deputetët e LVV nuk përkrahën propozimin që Murati të raportojë për rritje të çmimeve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Mustafa: Deputetët e LVV nuk përkrahën propozimin që Murati të raportojë për rritje të çmimeve
Besiani raporti1234
01/04/2026 - 15:45
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se në Komisionin parlamentar për Buxhet fatkeqësith u pamundësua që ministri i Financave, Hekuran Murati të raportonte për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, energjisë dhe reflektimit tek rritja e çmimeve të tjera.

Në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa propozoi që  në rend dite të përfshiheshin këto çështje si dhe mosekzekutimi i pagës së 13-të për punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe atyre të sektorit shëndetësor.

Ai kërkoi një raportim gjithëpërfshirës për masat që po ndërmerr qeveria në këtë aspekt, meqenëse ministri i Financave, Hekuran Murati ishte i pranishëm në këtë mbledhje, por deputetët e partisë në pushtet nuk e mbështetën këtë propozim.

“Pika e parë kishte të bënte me çështje të rritjes së çmimit të derivateve dhe të energjisë  dhe reflektimi zingjiror në të gjitha produktet e shërbimet e tjera: transporti, ushqimi, imputet bujqësore dhe çdo aspekti i jetës dhe kuletës së qytetarëve. Ne jemi të vetëdijshëm që qeveria e Kosovës, natyrisht, nuk kontrollon tregjet ndërkombëtare të derivateve dhe nuk kërkojmë një gjë të tillë. Kjo qeveri është e Kosovës dhe ka obligim kushtetues, ligjor, politik dhe moral të mbrojë qytetarët e Kosovës nga këto rritje të çmimeve dhe të përkrah ata që t’i bëjnë ballë këtyre rritjeve të çmimeve...Fatkeqësisht deputetët e shumicës nuk e përkrahën këtë propozim që ministri i Financave të raportonte për planet e qeverisë për të përkrahur qytetarët në këtë  gjendje të rënduar ekonomike nga rritja e çmimeve në çdo fushë“, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se tashmë ky subjekt politik për ditën e premte ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për rritjen e  çmimit të derivateve.

“Thirrja e kësaj seance nuk kishte ndodhur ende dhe më e rëndësishme ftesa e seancës së premtes ka të bëjë me çmimet e derivateve, ndërsa kërkesa ime ishte që t’i kërkonim ministrit të Financave të bënte një raport gjithëpërfshirës se çka po bën apo çka po planifikon të bëjë qeveria e Kosovës për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve”, tha ai.

Kur u pyet se a ka pranuar Lidhja Demokratike e Kosovës ftesë nga kryeministri, Albin Kurti për çështjen e presidentit, Mustafa tha se diskutimet e tilla mbahen në nivel të kryetarëve.

“Diskutimet e tilla mbahen në nivel të kryetarëve të partive, prandaj në këtë moment e kam të pamundur të komentoj”, tha ai. /B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026