Musliu-Shoshi: Informone Glaukun që dialogu nuk është në arkivol po më i fortë se kurrë
Lexohet për: 1 min.
Ariana-musliu-me-goj-mshel-190724
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi ka kërkuar që ta informojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ‘që dialogu nuk është në arkivol, po më i fortë se kurrë”.

“Si Kryetar Kuvendi mirë është me ftu Besnikun në llogaridhënje se a  po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e deputetës Ariana Musliu – Shoshi në një postim në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ka vlerësuar ditë më parë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në arkivol që nga sulmi në Banjskë. Konjufca, ka thënë se dialogu me Serbinë është në një qorrsokak nga i cili nuk ka shumë rrugëdalje. Sipas tij, pas aktit të agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar, është shkatërruar minimumi i mirëbesimit që kërkohet në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ai akuzoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që sipas tij po tregohen të njëanshëm në këtë proces.

https://kosovapress.com/konjufca-dialogu-ndodhet-ne-qorrsokak-pas-banjskes-ka-humbur-minimumi-i-mirebesimit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025