Përleshje fizike, ndërpritet numërimi i votave në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
perplasja
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Qendrën Komunale të Numërimit, në Prishtinë, është ndërprerë numërimi i votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës, si rrjedhojë e problemeve me sistemin e procedimit.

Po ashtu, sipas ekipit të KosovaPress bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme.

Gjithashtu në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.

Mësohet se njëri nga vëzhguesit në incident është nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga vëzhguesit tjerë është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për shkak të këtij incidenti, në këtë Qendër të Numërimit pati ndërprerje për rreth 15 minuta ku më pas ka nisi numërimi i votave.

Tani procesi i numërimit po shkon sipas rregullave. Derisa në hyrje të kësaj qendre po qëndrojnë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Procesi i numërimit do të vazhdojë deri në orën 12 pas mesnate.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025