Musar: Kosova e ka mbështetjen e Sllovenisë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila ishte pjesëmarrëse e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Pas takimit të mbajtur të presidentes Osmani me homologen e saj Musar, të dy presidentet janë deklaruar për media.

Ajo theksoi votimin e nesërm të Këshillit të Evropës për të cilin tha se ato vota janë që do të fuqizojnë Kosovën.

Ndërkaq, presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar tha se përderisa dialogu vazhdon, ekziston një dritë në fund të tunelit për Kosovën dhe Serbinë.

Ajo shtoi se Kosova e ka mbështetjen e shtetit slloven për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Pas takimit me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim edhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025