Murati takohet me ambasadorin amerikan
Lexohet për: 2 min.
amabsdori amerikan-ministri murati
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ministri Murati uroi Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Nëpërmjet një komunikate për medie nga ministria e Financave, thuhet se Murati, e njoftoi Ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA. 

Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi Ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Së fundi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024