Murati: Bashkatdhetarët po detyrohen të paguajnë polica kufitare, të hetojë prokuroria
Ministri i Financave, Punws dhe Transfereve, Hekuran Murati u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos paguajnë për sigurimin e automjeteve nw pikat kufitare.
Ministri Murati, ka deklaruar se ka raportime që disa punonjës ‘të papërgjegjshëm’ të Byrosë Kosovare të Sigurimit po i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë polica kufitare që tashmë është e subvenciunuar nga Qeveria.
“Mos paguani pwr sigurimin kufitar! Policat kufitare 1-mujore për vetura deri në nwntw pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria, dhe nuk ka nevojë të paguhet për to, kur hyni në pikat kufitare. Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria. Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia”, ka shkruar Murati nw Facebook.
Sipas tij, disa raste tashmë janë raportuar dhe ka pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së.
“Njëkohësisht ftoj edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve”, ka reaguar Murati.
https://kosovapress.com/nga-sot-fillon-subvencionimi-i-polices-kufitare-per-mergaten
https://kosovapress.com/qeveria-miraton-vendimin-per-ndarjen-e-mjeteve-per-mbulimin-e-sigurimit-kufitar