Qeveria miraton vendimin për ndarjen e mjeteve për mbulimin e sigurimit kufitar
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka dhënë detaje lidhur me vendimet e miratuara në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Murati ka përmendur vendimin për ndarjen e mjeteve për mbulimin e tarifës së policës kufitare për mërgatën në mënyrë që sipas tij edhe të evitohet radhët e gjata në kufi.
Murati përmendi se viteve të kaluara ka pasur formate të ndryshme të zbatimit të vendimit dhe se ato forma kanë qenë të pa përshtatshme. Murati ka përmendur edhe miratimin e nismës për negocimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin fondi i mirëbesimit me donatorë të vetëm për programin e nxitjes dhe levimit të mundësive për sigurinë e ujit.
Murati ka përmendur edhe vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrisë së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin e punësimit dhe inovacionit social të Fondit Social Evropian Plus.
Sipas Muratit ky është fond tepër i rëndësishëm në të cilin të gjitha organizatat në vend, personat juridik por edhe institucionet shtetërore mund të përfitojnë nga mbështetja në formë të asistencës teknike apo në arritjen e qasjes për organizata joqeveritare, mikrobiznese dhe ndërmarrje sociale.