Mungesa e ambasadorëve në pritjen për Ditën e Çlirimit, Presidenca: S’pati bojkot të askujt
Lexohet për: 2 min.
348390543_3624852571071712_7318187225987092882_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në pritjen shtetërore për nder të 24-vjetorit të çlirimit ku munguan ambasadorët e vendit të QUINT-it, për Presidencën e Kosovës nuk pati bojkot prej askujt.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për KosovaPress se të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni.

Ai ka theksuar se pritja për nder të Ditës së Çlirimit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë  ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë. Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/osmani-te-jemi-te-bashkuar-per-mbrojtje-te-sovranitetit-ne-cdo-pellembe-te-vendit/

Ndryshe, në pritjen shtetërore me rastin e 24-vjetorit të çlirimit, krerët shtetërorë kanë shprehur mirënjohje për ndihmën që ndërkombëtarët i dhanë Kosovës për të fituar lirinë. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani apeloi për unitet në mënyrë që të ruhet sovraniteti në çdo pëllëmbë të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025