Müller: Havertz duhet të luajë çdo minutë, ai është lojtari im!
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Müller: Havertz duhet të luajë çdo minutë, ai është lojtari im!
Gjatë një paraqitjeje në emisionin e njohur të "Magenta TV", ku ishte krah për krah me ish-teknikun Jürgen Klopp, legjenda gjermane Thomas Müller ka thurur lavdata maksimale për sulmuesin Kai Havertz, duke bërë të qartë statusin e tij të paprekshëm në formacion.
I pyetur nëse Havertz do të duhej të provohej në ndonjë pozicion tjetër në fushë, Müller u përgjigj prerë:
"Përgjigja ime për ta aktivizuar atë në një pozicion tjetër është 'jo'. Sepse për mua, Kai Havertz është një lojtar kyç (spirancë) për këtë skuadër. Ai është i vendosur qartë si numri 9, dhe nëse është e mundur, ai duhet të luajë çdo minutë."
Më tej, Müller shpjegoi rëndësinë specifike që Havertz ka në përballjet e niveleve të larta:
"Veçanërisht kundër skuadrave të mëdha, ai bëhet edhe më vendimtar sesa kundër atyre më të vogla. Kështu që, unë dua ta shoh Kai Havertz në fushë në çdo minutë. Nëse ai nuk mund të vrapojë më, atëherë mund të fusim dikë tjetër. Ne kemi Undav dhe lojtarë të tjerë mrekullueshëm që presin, por Kai është njeriu im!"
Müller ka shpërfaqur besimin e tij të plotë te sulmuesi, duke e konsideruar atë si pikën kryesore të referimit për repartin ofensiv.
KosovaPress