Mulaj në Cerrcë: Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë, LDK ta drejtojë qeverinë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Mulaj në Cerrcë: Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë, LDK ta drejtojë qeverinë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj me numrin 79, ka falënderuar banorët e Cerrcës e Lubozhdës për mbështetjen në garën për zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se nga qytetarët ka marrë mesazhin se më 9 shkurt vendi duhet të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Sot, Cerrca dhe Lubozhda nëndega ''Ibrahim Rugova'' na nderoi me një pritje madhështore! Mirënjohës gjithmonë banorëve të Cerrcës së Selmon Kadris, kryetarit të parë Isa Rexhaj, kryetarit legjendar të Istogut Haki Rugova dhe presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova. Amaneti ishte i qartë: “Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë dhe ta drejtojë LDK-ja qeverinë.” Ky nuk është vetëm një mesazh, por një përgjegjësi për të gjithë ne që besojmë në zhvillim dhe qeverisje me dinjitet”, ka shkruar Mujaj në një postim në Facebook.

Ai ka shprehur besimin se qytetarët do të votojnë për ndryshimin e madh më 9 shkurt, të cilën e quajti ditë të fitores së LDK-së.

“Bashkë e rikthejmë përgjegjësinë dhe zhvillimin.  Pa besim s’ka ndryshim! Në truallin që na mësoi të flasim pak e të punojmë shumë për të ndryshuar shekujt! Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me qytetarët e kësaj zone me histori dhe vlera të mëdha, shumë prej të cilëve i njoh dhe i respektoj maksimalisht. Ndjeva përkushtimin e tyre të palëkundur për rrugën e drejtë dhe dëshirën për një ndryshim të domosdoshëm”, ka potencuar Mujaj.

#pabesimskandryshim #istogu #LDK #LDK124 #NR79 ##Lumir2025 ##BëhuNdryshimi

“Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025