Mulaj: Jemi i vetmi vend në Evropë nën masa sanksionuese, do të kontribuoj për ta ndryshuar këtë qeverisje
Unë jam Prof. Dr. Besim Mulaj, me prejardhje nga Istogu, i specializuar në fushën e ekonomisë, me një përvojë të pasur prej mbi 22 vitesh në menaxhimin dhe administrimin e institucioneve publike. Fokusi im kryesor ka qenë në buxhet dhe prokurim publik, duke përfshirë rolin tim si ekspert pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Përveç angazhimeve profesionale, jam i përkushtuar ndaj familjes sime. Jam i martuar dhe babai krenar i dy fëmijëve. Filozofia ime jetësore dhe profesionale përqendrohet te besimi si bazë për ndryshim dhe përparim – kjo reflektohet edhe në slloganin tim: "Pa besim s'ka ndryshim".
Në karrierën time, kam pasur mundësinë të kontribuoj në ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike, duke u përqendruar në zhvillimin e politikave dhe procedurave që garantojnë efikasitet dhe integritet.
Unë kam vendosur t’i hyj garës për deputet me një qëllim të qartë: të kontribuoj për ta ndryshuar këtë qeverisje të udhëhequr nga Vetëvendosje, e cila na ka futur në një rrugë bllokimi dhe izolimi të papranueshëm. Aktualisht, jemi i vetmi vend në Evropë nën masa sanksionuese, duke u krahasuar me shtete si Bjellorusia, Rusia dhe Kina. Kjo situatë nuk reflekton as potencialin tonë si shoqëri dhe as vlerat që përfaqëson Kosova.
Vendimi im buron nga dashuria dhe përkushtimi i pakushtëzuar për Kosovën, vendin ku jam rritur, zhvilluar profesionalisht dhe ku dua të kontribuoj më shumë. Edhe pse kam pasur mundësinë të jetoj në Gjermani, falë sakrificës së babait tim, i cili tërë jetën ka punuar atje, unë kam zgjedhur të qëndroj këtu dhe të luftoj për një Kosovë më të mirë.
Vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është ai që më bind dhe që ofron zgjidhjet më të mira për të ardhmen e vendit. Jam i bindur se me një qasje të mençur, të përgjegjshme dhe të mirë organizuar, ne mund të dalim nga izolimi dhe të hapim horizonte të reja për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të vendit tonë. Për mua, Kosova është mbi të gjitha dhe jam i përkushtuar për ta çuar përpara këtë mision me besim dhe vendosmëri.
Tri prioritetet kryesore për mandatin tim si deputet janë si më poshtë:
- Të jem një zë i fuqishëm për çdo qytetar
Si përfaqësues i qytetarëve, angazhimi im do të jetë që çdo vendim apo veprim të bazohet në interesat e tyre dhe jo të grupeve të caktuara. Qytetari duhet të ndihet i përfaqësuar dhe i dëgjuar në Kuvendin e Kosovës, dhe unë do të sigurohem që zëri i tyre të pasqyrohet në vendimmarrje. - Hartimi i ligjeve që shërbejnë interesin e Kosovës
Kosova ka nevojë për një bazë ligjore të qëndrueshme dhe transparente, që i shërben zhvillimit të përgjithshëm dhe jo interesave të ngushta të grupeve të caktuara. Do të angazhohem maksimalisht për të sjellë ligje që ndihmojnë në fuqizimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe që kontribuojnë në një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm. - Rritja e transparencës dhe adresimi i problemeve të qytetarëve
Transparenca është kyçe për të ndërtuar besimin e qytetarëve në institucione. Do të punoj për të ngritur çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët, duke siguruar që ato të adresohen me prioritet dhe pa vonesa. Qeverisja transparente dhe e përgjegjshme do të jetë një nga shtyllat kryesore të punës sime.
Duke u mbështetur në programin zgjedhor të LDK-së, që është i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, unë do ta përdor atë si udhërrëfyesin kryesor në këtë mandat. Ky vizion përputhet plotësisht me synimin tim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës.
Qytetarët duhet të më votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit sepse unë përfaqësoj një angazhim të sinqertë dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshim pozitiv në Kosovë. Kam një jetë të mbushur me punë të ndershme dhe të palodhur, duke fituar përvojë të gjerë në sektorin publik dhe menaxhimin e burimeve publike.
Arsimi im në institucionet më të mira më ka pajisur me njohuritë dhe aftësitë për të adresuar sfidat dhe nevojat e qytetarëve në mënyrë të efektshme dhe profesionale. Unë kam guximin dhe përkushtimin që të punoj vetëm për interesin e Kosovës, duke vënë qytetarin në qendër të vendimmarrjes sime.
LDK ka ofertën më të mirë zgjedhore, të mbështetur në vizionin për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe integrim ndërkombëtar. Ky program përfaqëson aspiratat dhe nevojat reale të qytetarëve të Kosovës dhe është orientimi im kryesor për të arritur rezultate konkrete.
Premtimi im është i thjeshtë, por thelbësor: Do të jem gjithmonë zëri juaj në Kuvend, duke punuar me ndershmëri, guxim dhe transparencë për të siguruar që secili vendim të jetë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Besimi juaj është përgjegjësi për mua, dhe unë jam i gatshëm ta mbaj atë me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Pa besim, s'ka ndryshim!
Për qytetarët e Istogut, angazhimi im do të fokusohet në çështje kyçe që adresojnë nevojat dhe potencialin unik të kësaj komune, për ta kthyer atë në një qendër zhvillimi ekonomik dhe turistik. Këto janë prioritetet që do të ngrit në Kuvend për Istogun:
- Lidhja e Istogut me autostradat dhe infrastruktura moderne
Istogu ka nevojë për një lidhje të mirë infrastrukturore me autostradat kryesore të vendit. Kjo jo vetëm që do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, por edhe do ta bëjë Istogun më tërheqës për investitorët dhe turistët. Do të angazhohem që projektet për infrastrukturë moderne të bëhen prioritet kombëtar. - Krijimi i një zone ekonomike për bizneset
Do të punoj për krijimin e një zone ekonomike në Istog, që do të ofrojë kushte të favorshme për bizneset që duan të investojnë në këtë komunë. Kjo do të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit. - Zhvillimi i agroturizmit dhe bujqësisë
Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm për agroturizëm dhe bujqësi, si një zonë me peizazh natyror unik dhe burime të bollshme. Do të mbështes projektet që promovojnë turizmin rural, duke u fokusuar në zhvillimin e fermave, prodhimeve tradicionale dhe aktiviteteve turistike. Gjithashtu, do të siguroj mbështetje për fermerët përmes subvencioneve dhe programeve që rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve bujqësore.
Këto projekte do të krijojnë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë të Istogut, duke përmirësuar jetën e qytetarëve dhe duke i dhënë komunës një rol më të rëndësishëm në ekonominë kombëtare. Angazhimi im është që t’i sjell këto çështje në vëmendjen e institucioneve relevante dhe të sigurohem që Istogu të marrë investimet dhe mbështetjen që meriton.
Artikul i sponsorizuar.