Abazi: Llapi tregoi edhe një herë që është bastion i madh i LDK-së
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustaf Abazi ka thënë se “Llapi vazhdon të jetë bastion i madh i LDK-së”. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Podujevës që të votojnë masivisht të dielën për të ardhmen e Kosovës.
Pas tubimit të LDK-së në këtë komunë, ai ka shkruar në Facebook duke ju falënderuar qytetarëve për përkrahje.
“LLAPI im, faleminderit nga zemra që edhe njëherë më bëre krenar e më dhe forcë për të vazhduar në rrugën e re të LDK-së, për një Kosovë që e duam të gjithë. Llapi foli edhe sonte, foli fort e me zemër. Llapi tregoi edhe njëherë që vazhdon të jetë bastion i madh i LDK-së. Mos e ndal dorën Llap, dilni edhe të dielën masivisht e votoni për të ardhmen tuaj, e të fëmijëve tuaj”, ka shkruar ai.
Mustaf Abazi është kandidat për deputet, i cili mban numrin 76 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Artikull i sponsorizuar