MPJ jep edhe disa detaje për takimin Konjufca-Spiropali
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
MPJ jep edhe disa detaje për takimin Konjufca-Spiropali
Glauk Konjufca1234
25/02/2026 - 20:53
Linku u kopjua

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës dha edhe disa detaje për takimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe  ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në komunikatë thuhet se takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke riafirmuar përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, ministrat u përqendruan në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, intensifikimin e koordinimit në fushën e politikës së jashtme, si dhe në forcimin e kapaciteteve diplomatike dhe përfaqësimit ndërkombëtar të të dy shteteve.

Në këtë kuadër, u vlerësua progresi i arritur përmes mekanizmave ekzistues të bashkëpunimit dhe u theksua rëndësia e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të përbashkëta.

Lexo po ashtu
Mallkimi i paqes
Ministri Konjufca shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe konsekuente të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Theks i veçantë iu kushtua mbështetjes së Shqipërisë për avancimin e integrimit evropian të Kosovës, duke filluar nga shqyrtimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimi Evropian, drejt fitimit të statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.

Gjatë takimit u diskutua edhe koordinimi i ngushtë në funksion të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, afrimit drejt Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO, si dhe rritjes së rolit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë bashkëpunimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt Bashkimit Evropian dhe drejt realizimit të aspiratave të kombit shqiptar” u shpreh ministri Konjufca.

“Të dy ministrat riafirmuan përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës, në shërbim të interesave strategjike të dy shteteve, stabilitetit rajonal dhe perspektivës së tyre evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë  së Jashtme dhe  Diasporës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026