Mourinho shpreson ta ketë Lukakun për sfidën me Milanin
Lexohet për: 1 min.
Lukaku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lukaku-Roma është një kombinim që po bëhet serioz me kalimin e orëve. Sot mund të jetë takimi vendimtar me qendërsulmuesin për të mbyllur çështjen e pagës me agjentët e Big Rom.

Lojtari është i bindur, dëshiron Romën dhe pothuajse çdo ditë thërret Mourinhon në telefon. Për të është gati një avion privat, ai i presidentit Dan Friedkin , i cili do ta kthente në Itali për të tretën herë.

Kontributi i trajnerit të “Giallorossëve” do të jetë thelbësor në përcaktimin e marrëveshjes me Chelsean pasi ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me Todd Boehly dhe të dy kanë diskutuar personalisht për kushtet e operacionit. Shifrat janë ato të qarkulluara tashmë, 5 milionë për huazim, 7.5 milionë euro paga e lojtarit, përcjellë KosovaPress.

Nëse gjithçka shkon siç shpreson bota romaniste, Lukaku mund të zbarkojë sërish në kryeqytet këtë mbrëmje. Synimi është që blegu të jetë në fushë për ndeshjen e së premtes kundër Milanit edhe pse ai nuk është stërvitur për më shumë se një muaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025