Komisioni për legjislacion po shqyrton propozimin e amendamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Kryetari i komisionit, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se këto amendamente nuk mund të dërgohen në seancë, derisa paraqiti arsyet per një gjë të tillë.
Mirëpo, anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, deputeti, Adnan Rrustemi, tha se proceduralisht këto amendamente janë valide. Sipas tij, kjo do t’i shërbejë zhbllokimit të krizës politike, përderisa po mungon konsensusi për zgjedhjen e presidentit.
“Në aspektin procedural pala e autorizuar ka propozuar amendamentet që është presidentja e Republikës. E dyta, Gjykata Kushtetuese që duhet t’i vlerësojë paraprakisht në kuptimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ajo çka mbetet është votimi në seancë plenare pasi Komisioni ka dërguar… Kjo i shërben zhbllokimit të Republikës në një rrethanë kur mungon konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit”, tha Rrustemi.“Shkelje e afatit dhe çdo parimi të ndryshimeve kushtetuese dhe nuk mundem me bërë një procedurë”, tha ai.
Atij i replikoi deputeti tjetër i LVV-së, Vigan Qorrolli, i cili tha se këto amendamente janë valide dhe duhet të miratohen në seancë.
“Për mua ëshrë e çuditshme pse në këtë kohë, 14 vjet pas afateve kushtetuese dhe në përmbyllje të afatit për zgjedhje të presidentit. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet për interesa personale të askujt”, tha ajo.
“Kjo nuk është një rrugëzgjidhje e natës së sotme dhe urgjencës që këto të procedohen. Reformat kushtetuese kërkojnë kohë dhe analizë”, tha ajo.