“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore
pamje komuna
24/05/2026 - 11:37
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka prezantuar platformën digjitale “mbeturinat.com”, e cila do të shërbejë për adresimin dhe menaxhimin e kërkesave të qytetarëve për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet.

Platforma u prezantua nga drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, i cili tha se kjo paraqet një zgjidhje konkrete për një nga problemet më të mëdha në Prishtinë.

Retkoceri bëri të ditur se pas një aksioni 48-orësh , është arritur të pastrohen rreth 90 për qind e lokacioneve urbane nga mbeturinat vëllimore rreth kontejnerëve.

“Nga tani, qytetarët e Prishtinës mund të kërkojnë largimin e mbeturinave vëllimore nga shtëpitë e tyre përmes platformës digjitale mbeturinat.com”, u shpreh Retkoceri.

Sipas tij, pas zyrtarizimit të koalicionit për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës dhe marrjes së mandatit si drejtor i Shërbimeve Publike, janë ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave vëllimore.

Ai prezantoi edhe mënyrën e funksionimit të platformës, duke shpjeguar se qytetarët duhet të hyjnë në platformën “mbeturinat.com”, të regjistrojnë të dhënat personale, adresën dhe numrin e telefonit, si dhe të ngarkojnë fotografinë e mbeturinave dhe faturës së mbeturinave.

“Mobilie të vjetra, frigorifer i prishur, vijmë i marrim ne”, është slogani i platformës së re.

Sipas tij, pas aplikimit, kërkesa i përcillet operatorit përgjegjës, i cili më pas organizon tërheqjen e mbeturinave direkt nga shtëpitë e qytetarëve.

Retkoceri theksoi se ky shërbim do të jetë falas për qytetarët dhe paraqet investim të drejtpërdrejtë në pastërtinë dhe dinjitetin e qytetit.

Përndryshe, gjoba për ata që hedhin këto mbeturina në vendet publike është 500 euro.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026