Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik me kërkesë për KQZ-në
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik me kërkesë për KQZ-në
12 orë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Hargreaves ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në këtë rast.

Poashtu ai ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo interesave politike.

“I lutem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo interesave politike. Presim që KQZ dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas aplikimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të fuqishëm të rregulloreve përkatëse”, ka shkruar Hargreaves në rrjetin social Facebook.

Për moscertifikimin  e Listës Serbe edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE kanë shprehur shqetësim.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka reaguar duke thënë se si ambasadë janë thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për shkak të “thirrjeve nacionaliste” të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

https://kosovapress.com/shba-e-shqetesuar-per-moscertifikimin-e-listes-serbe-nga-kqz-ja

https://kosovapress.com/%e2%80%8blista-serbe-nuk-kalon-certifikimin-ne-kqz

https://kosovapress.com/rohde-per-moscertifikimin-e-listes-serbe-procesi-nuk-duhet-te-politizohet

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024