Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se në mbledhje ka patur edhe një moment tensioni mes kryeministrit Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Burime per Euronews Albania bëjnë me dije se në momentin kur po raportonte mbi strategjinë e komunikimit, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili deputetja Spiropali ka qeshur dhe vetë Ismaili i është drejtuar “Zonja Spiropali nuk e di çfarë ka për të qeshur”, shkruan Euronews Albania, transmeton KosovaPress.
Në komunikimin 3-4 minuta mes Ramës dhe Spiropalit, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama i është drejtuar duke i thënë deputetes, “mos më bëj të flasë se mund të tregoj gjëra që s’të pëlqejnë, hesht.”
Ndërsa Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nëse ka diçka për të thënë ta thojë.Në mbledhjen e grupit parlamentar janë prezantuar gjithashtu edhe 4 variante të mundshme të ndarjes së re territoriale të vendit. Prezantimet janë bërë që nga ndarja e dikurshme e Shqipërisë në 36 rrethe e deri tek varianti i ndarjes së vendit në 4 rajone.