“Mos HESHT”, shënohet Dita e BE-së kundër trafikimit me njerëz
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Nën sloganin “Mos HESHT”, Ministria e Punëve të Brendshme ka shënuar sot 18 Tetorin - Ditën e Bashkimit Evropian kundër trafikimit me qenie njerëzore, ku këtë vit në fokus do të jetë ndërgjegjësimi, identifikimi dhe trajtimi i fëmijëve në situatë rruge, lëmosh-kërkuesve dhe fëmijëve që braktisin shkollën.

Koordinatori nacional kundër trafikimit me njerëz, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani theksoi se trafikimi me njerëz paraqet një nga shkeljet më të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Trafikantët qenien njerëzore e shndërrojnë në mall dhe ndryshe trafikimi njihet edhe si skllavëri e shekullit 21. Dhe, nga kjo dukuri nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe Kosova, marrë parasysh edhe tranzicionin që ka kaluar.  Andaj, institucionet e Kosovës kanë treguar përkushtim për të mbrojtur vlerat më elementare të të drejtave të njeriut dhe kanë marrë masat e nevojshme në përputhshmëri me konventat dhe direktivat ndërkombëtare”, tha Gashani.

Gashani vuri në pah se për luftimin me sukses të trafikimit me njerëz kërkohet bashkëpunim i ngushtë ndërinstitucional duke përfshirë edhe organizatat joqeveritare dhe organizatat apo institucionet tjera ndërkombëtare.

“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë edhe më fuqishëm të kryejnë aktivitete dhe të marrin masa për çrrënjosjen e kësaj dukurie. Lufta kundër trafikimit me njerëz, veçanërisht shfrytëzimit të fëmijëve, kërkon një përpjekje të përbashkët nga të gjitha sektorët e shoqërisë,” tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024