Në prag të përballjes vendimtare ndaj Kosovës, trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka dhënë një mesazh të fortë motivues për skuadrën e tij, duke theksuar rëndësinë e rrugëtimit dhe shpirtit të ekipit, përtej çdo rezultati.
Në konferencën për media, Montella vlerësoi lart paraqitjet e deritanishme të lojtarëve, duke i cilësuar ato si frymëzuese për tifozët dhe për vetë vendin.
Trajneri italian u bëri thirrje futbollistëve që të ruajnë qetësinë dhe të luajnë me stilin e tyre, duke mos e ndjerë presionin e ndeshjes.
“Mesazhi im është ky luani me zemër të lehtë, do të jetë një ndeshje lufte. Luani me cilësinë tuaj. Nëse argëtoheni, gjithçka bëhet më e lehtë” - shtoi Montella.“Kur luajmë si një i vetëm dhe luftojmë me zemër, ne e dimë se mund t’i arrijmë të gjitha objektivat” - u shpreh Çalhanoglu.
Ndërkohë futbollist nënvizoi se në ndeshje të tilla vendimtare nuk është vendimtare vetëm cilësia individuale, por përkushtimi maksimal në fushë.
“Sinqerisht, as që i njoh. Nuk i kam parë kurrë të luajnë. Absolutisht nuk mendoj për to aspak” - përfundoi trajneri Italian.
KosovaPress