Montella: Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Montella: Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu
Vincenzo Montella
30/03/2026 - 18:42
Linku u kopjua

Në kuadër të përballjes historike Kosovë-Turqi, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, delegacioni turk ka arritur në Kosovë dhe po duke mbanë konferencë për media.

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, në konferencën e mbajtur për media në kuadër të përballjes mes Kosovës dhe Turqisë, është shfaqur i vendosur dhe plot respekt për kundërshtarin.

Montella vlerësoi maksimalisht rrugëtimin e Kosovës, duke theksuar se përfaqësuesja vendase ka arritur me plot meritë në këtë fazë. Sipas tij, ndeshja e së martës do të ketë karakter finalje dhe pritet të jetë një duel i fortë mes dy ekipeve.

“Kosova me plotë meritë ka ardhur deri këtu. Nesër besoj se do të jetë një finale e madhe” - u shpreh ai.

Trajneri italian gjithashtu tregoi besim të plotë tek skuadra e tij, duke nënvizuar se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikojë në vlerësimin që ka për lojtarët.

“Cilido qoftë rezultati i ndeshjes me Kosovën, mendimet e mia për lojtarët e mi nuk do të ndryshojnë kurrë. Nuk do t’i ndërroja për asgjë” - deklaroi Montella.

Megjithatë, ai pranoi se presioni do të jetë i pranishëm në një ndeshje të tillë, por mbetet optimist për paraqitjen e ekipit të tij.

“Është një finale e madhe, do të ketë presion, por do ta kalojmë” - përfundoi trajneri i Turqisë.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë pritet me interes të madh dhe konsiderohet si një nga përballjet më të rëndësishme për të dyja kombëtaret në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026