Kontrollohen tri shtëpi të pabanuara në Zutin Potok, gjenden qindra fishekë e pajisje ushtarake
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kontrollohen tri shtëpi të pabanuara në Zutin Potok, gjenden qindra fishekë e pajisje ushtarake
fisheket dhe unoifrma serbe ne zubin potok new
06/07/2026 - 10:07
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka kontrolluar tri shtëpi ta pabanuara në Zubin Potok, në orës e para të 5 korrikut, në të cilat ka gjetur e konfiskuar sasi të konsiderueshme municioni dhe pajisjesh ushtarake

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në rastin e parë janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur.

Në të dytin, në të njëjtën zonë, u konfiskuan 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim ndërsa që në të tretin janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.

Për të tria rastet është njoftuar prokurori e më pastaj janë inicuar edhe hetimet për veprën penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës".

Rastet si këto, kur municione e pajisje ushtarake konfiskohen në veri të vendit, nga policia e Kosovës nuk janë të rralla. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026