Molliqaj: PDK po udhëhiqet nga një ‘klikë’ që drejtohet nga Uran Ismaili
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Molliqaj: PDK po udhëhiqet nga një ‘klikë’ që drejtohet nga Uran Ismaili
Në aksionin simbolik të sotëm të Partisë Socialdemokrate, cak ishte Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se PDK-ja po udhëhiqet nga një “klikë”. Sipas fotografive që u shpalosën, PSD pretendoi se “klikën” e udhëheq Uran Ismaili, ndërsa anëtarë të saj janë Vlora Çitaku, Abelard Tahiri dhe Memli Krasniqi.
Për mospërfshirjen e Fatmir Limajt në listën e PDK-së, Molliqaj tha se në këtë rast ka pasur kushtëzime se nëse merr pjesë Limaj, dikush nga “klika” e cila udhëhiqet nga Ismaili, nuk do të hyjë në listë.
Molliqaj u shpreh se ky subjekt politik duhet të çlirohet dhe sipas tij, mënyra për të bërë këtë është të votohet një opozitë si Partia Socialdemokrate.
Ndërkohë, i pranishëm ishte edhe një qytetar rasti i cili ishte i interesuar të dijë nëse PSD kundërshton opozitën apo Qeverinë. Në këtë rast, Molliqaj u përgjigj duke potencuar se kundërshtojnë opozitën.
Partia Socialdemokrate edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur një aksion simbolik ku rikthimin e Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës e paraqitën si “Kali i Trojës”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.